Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, Ruben Saraiva do të qëndrojë në burg duke pritur datën 20 mars për të parë vendimin e gjykatës se çfarë do të ndodhë me masën e sigurisë përfundimtare ndaj tij.

Avokati, Kujtim Cakrani, ka folur duke sqaruar se ka marrë në dispozicion të gjithë dokumentet për të pare se çfarë ka gjetur prokuroria. Ndërkohë sipas News24, prokuroria ka sjellë fashikullin e saj me dosjen.

Avokati tha se nuk ka prova ndaj klientit të tij, por vetëm dyshime të prokurorisë pasi në rast të kundërt do të ishte në gjykim dhe jo nën hetim. Ai vazhdon të mohoje akuzat për përfshirjen e tij në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Saraiva  mohon se eshte autori

Rreth nje muaj me pare portugezi mësohet se ka mohuar të jetë i përfshirë në ekzekutimin e biznesmenit, krim i ndodhur në lokalin i Ardian Nikulajt më 19 prill 2023.

Ai u mor në pyetje për rreth 2 orë nga dy prokurorët e çështjes, Erjon Shehaj dhe Françesk Ganaj në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë paraditen e 17 Janarit.

Por Ruben Saraiva ka mohuar të jetë vrasësi i biznesmenit dhe gjatë përfaqësuesit e organit të akuzës mësohet t’i kenë ofruar dhe bashkëpunim në këmbim të lehtësimit të pozitave penale, por Ruben Saraiva s’ka pranuar.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re