Joshko Çervenkovski, shtetas maqedonas, një nga personat që dyshohet si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame në 2005, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

 

Kjo është dita e dytë që ai pyetet nga prokurororët e posaçëm, pas dëshmisë së Luftar Reçit në dëshminë e dhënë prej tij në 2020, vit kur mori edhe statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Asokohe, Reçi nxorri emrin e Joshko Çervenkovsit në rrëfimin e tij.

 

“Në shkurt të 2005, besoj nga mesi i muajit, më ka telefonuar Lul Berisha. Ai ma tha; më gjej dhe mua nga ato ‘nëntat’ (kallëpë tritoli). Bëhej fjalë për një atentat të përgatitur nga unë për hasmin tim në Dibër, atentat i parealizuar pasi ai mbante me vete fëmijët e tij dhe nuk e lejova shpërthimin sepse nuk doja që të vrasja fëmijë. Luli ishte në dijeni të kësaj ngjarje, pasi i kisha treguar vetë dhe kishte mësuar nga unë se J… kishte përgatitur minat për ngjarjen. Për këtë arsye më kërkoi dhe një minë për vete.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re