Personi që shihni në foton e mëposhtme është Edmond Crroj, 41-vjeçari që mbeti i plagosur ditën e djeshme në atentatin në Don Bosko, ku u vra nipi i tij Erion Çela dhe u plagosen 4 persona.

Dyshohet se Edmond Crroj ka qenë objektivi i ekzekutorëve, përshkak të të shkuarës së errët, pasi ai rezulton një person i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Në atentatin e ditës së djeshme mbetën të plagosur Edmond Crroj, daja i viktimës, Arben Dani, 46-vjeç, miku i viktimës, Blerim Çela, 28 vjeç, vëllai i viktimës, si dhe një klient në lokal, 19-vjeçari Azbi Selimaj.

Për të identifikuar atentatorët, janë sekuestruar një sërë kamerash sigurie. Ato kanë fiksuar momentin kur mjeti tip “Mercedes Benz e class” i autorëve vjen nga rruga kryesore dhe sapo kthehet përballë lokalit, një nga 3 personat që ndodhej brenda hap zjarr në drejtim të tavolinës ku ishte ulur Crroj, dy nipërit dhe një miku i tyre.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re