Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në qeli Skënder Vathin, i dyshuar si organizator i vrasjes së Behar Sofias.

“Balkan Web” raporton se ai kërkoi nga Apeli ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në masë më të butë, por Apeli ia rrëzoi kërkesën.

Vathi nuk e pranoi në asnjë moment akuzën e ngritur nga prokuroria. Ndërkohë tre të dyshuarit e tjerë Leonard Xhixha, Xhuliano Visha dhe Ernejt Shyti nuk kanë bërë ankimim të masë së sigurisë.

24-vjeçari Shyti ka rrëfyer para grupit të hetimit se si ka ndodhur vrasja e Sofias në 25 shkurt. Deri më tani burime nga prokuroria e kryeqytetit thonë që nuk ka persona të tjerë të shpallur në kërkim për këtë ngjarje.

Ndërkohë akoma nuk është vendosur nëse dosja do të kalojë për hetime të mëtejshme në SPAK.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re