Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Ksenofon Bodon, i akuzuar si pjesë e grupit kriminal të baronit të drogës Gëzim Çela.

Ai kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme, por togat e zeza kanë rrëzuar kërkesën e tij duke e lënë në burg.

 

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 28.05.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 22 akti, datë 23.05.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personit nën hetim K.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 46, datë 29.04.2024, verifikuar me vendimin nr. 48, datë 02.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

 

Miratimin e vendimit nr. 48, datë 02.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton gjykata.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re