Dy shtetas Shqiptar jane shpallur ne kerkim nderkombetar nga Policia e Malit te Zi pasi dyshohen si persona qe kane kryer nje vrasje me 4 korrik te ketij viti ne Ulqin. Vincenc Pirolli 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç jane te dyshuarit kryesor te vrasjes se shtetasit Malazez nga Ulqini Momçillo Gjurishić ( Momčilo Djurišić). 

Shefi i Sektorit kunder kriminalitet dhe korrupcionit Aleksandar Boshkoviq ne konferencen per media u shpreh se:”Zyrtaret e Sektorit kunder krimininalitetit nga Policia e Ulqinit dhe e Tivarit ne Mal te Zi kane kallxuar penalisht ndaj dy shtetasve Shqiptar Vinçenc Pirolli 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç, te cilet jane te dyshuarit kryesor per vrasjen e Momçillo Gjurishiqit me 4 korrik 2021 ne Ulqin. Boshkoviq ka shtuar se: “gjate hetimit jane dokumentuar prova te mjaftueshme qe jane shfrytezuar gjate largimit nga vendi i ngjarjes, si dje eshte zbuluar drejtimi i arratise se tyre. Shtetasit shqiptar ndodhen ne arrati”

Sipas se perditshmes Vijesti ne Mal te Zi dyshohet se keta shtetas kane kryer vrasjes me qellim gjakmarrjen. Per çka kryeshefi i policise kriminale Boshkoviq eshte shprehur se ” Kemo dyshime qe mund te jete kryer per hakmarrje por nuk kemi fakte konkrete”.

Ai gjithashtu ka theksuar se ne baze te te dhenave dy shtetasit Shqiptar ne territorin e Malit te Zi jane futur ilegalisht dhe se po te njejten dite qe eshte kryer vrasja jane larguar ne drejtim te Shqiperise permes pikes se kalimit kufitar Sukobine-Muriqan.Boshkoviq ne konferencen per shtyp ka thene se te gjitha te dhenat e grumbulluara kane kryer ne bashkepunim me koleget bga Shqiperia. Per cka edhe i oa falenderuar ata. Vrasja e 68 vjeçarit Momçillo Gjurishiq dyshohet se ka ardh si pasoje e vrasjes se kryer ne mars te 2017 kur djali i tij Savo Gjurishiq vret me arme zjarri shtetasin nga Kosova Beqë Likaj 53 vjeç. Momçillo Gjurishiq eshte gjetur i vdekur ne lokalin e tij ne Ulqin pasditen e 4 korrikut.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re