Autori i vrasjes së dyfishtë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në Tiranë është shprehur se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie.

Burime për abcnews bëjnë me dije se Përparim Ademi ka deklaruar se do të vetëdorëzohej në polici.

“Vrasjen e kam bërë për motive xhelozie, dyshoja se më tradhtonte, u nisa për tu vetëdorëzuar në polici”, ka thënë ai.

Krimi i dyfishtë ka ndodhur në banesë, ku Ademi ka vrarë me armën tip automatik bashkëjetuesen dhe motrën e saj. Viktimat e kësaj ngjarje janë Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re