Dy vëllezërt të cilët kishin marrë me forcë në makinë një 15-vjeçar janë arrestuar nga policia e Beratit.

Policia njofton se shkak është bërë dyshimi se adoleshenti u kishte vjedhur një shumë parash në banesë.

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Dimal, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. H., 33 vjeç dhe A. H., 30 vjeç (vëllezër), banues në Drenovicë, Dimal. Arrestimi i tyre u bë pasi, në fshatin Drenovicë, Dimal, kanë marrë me forcë dhe me vetëgjyqësi, në automjetin e tyre, një 15-vjeçar, sepse dyshonin se kishte vjedhur një shumë parash, në banesën e tyre, në datën 10.10.2022”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re