Artan Tafani, vrasësi me pagesë i kthyer në të penduar të drejtësisë, ka rrëfyer vendosjen e një sasi tritoli në banesën e Bujar Turkut në Lushnjë.

Ai ka treguar se kishte dyshime që Bujar Turku kishte mbajtur nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurti.

“Nuk plasi, e lamë ashtu në vendngjarje dhe ikëm”, theksoi i bashkëpunëtori i drejtësisë.

Artan Tafani ka rrëfyer se automjetet që përdornin i mbanin në emër të të dashurave të tyre.

Gjithashtu tregoi para togave të zeza të GJKKO-së një episod ku duke u hequr si policë dhe nën kërcënimin e armës i morën automjetin një çifti.

“Ajo goca që ishte në makinë u tremb. Ata dolën, ne u futëm. Kisha armë në dorë. Ai çuni kujtoi se ishim policia, pastaj më vonë e kapi. Djalin e qëlluam me dackë”, rrëfeu gjatë seancës së sotme (11 Maj) në GJKKO.

Artan Tafani: Më ka thënë Laerti, sepse dyshonin që ai kishte mbajtur nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin. Nuk plasi e lamë ashtu në vendngjarje dhe ikëm.

Makinat i mbanim në emrat e të dashurave. E fundit ishte nga Gjirokastra. Dolëm me Laertin dhe brodhëm, kishim parkuar dhe ikëm te Palma Nova.

Vajtëm i trokitëm në xham një makine. I thamë jemi policia, dil jashtë. Ajo goca që ishte në makinë u tremb. Ata dolën, ne u futëm. Kisha armë në dorë. Ai çuni kujtoi se ishim policia, pastaj më vonë e kapi. Djalin e qëlluam me dackë.

E morëm makinën e parkuam në një parkim të hapur në Astir.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko