Një ngjarje  e rëndë në Itali, ku një shqiptar 45 vjeçar akuzohet se ka vrarë me thikë vajzën e tij 16 vjeçare dhe një 51 vjeçar italian.

Mediat italiane shkruajnë se një burrë 51-vjeçar, Massimo De Santis dhe një vajzë 16-vjeçare u vranë me plagë me thikë mbrëmë në Torremaggiore, në zonën e Foggia. Policia ka vënë në pranga shqiptarin i cili punonte si bukëpjekës, si autorin e dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë.

Sipas informacioneve fillestare mësohet se 16 vjeçarja është goditur me thikë pasi ka ndërhyrë për të mbrojtën nënën e saj e cila ndodhet e plagosur në spitalin e Foggia.

Motivi kryesor i kësaj ngjarje dyshohet se është një lidhje me 51 vjeçarit dhe bashkëshortes së autorit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 2 të mëngjesit, ku shqiptari fillimisht ka goditur me thikë 51 vjeçarin në shkallët e pallatit ku banonte më pas ka hyrë në banesën e tij me qëllim që të vriste gruan e tij, por 16-vjeçarja ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj dhe u vra.

Gruaja ka arritur të arratiset dhe të lajmërojë policinë. Ndërkohë në momentin e arrestimit 45 vjeçari ka qenë në kërkim të djalit të tij 5 vjeçar, i cili për mom,entin u është besuar dajave të tij.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe thika që është përdorur nga autori për vrasjen e dyfishtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re