Qindra “jelekverdhë” janë derdhur sërish rrugëve të Francës këtë fundjavë, gjithnë duke treguar pakënaqësi me politikat e Macron.
Protestat e para u mbajtën më 17 nëntor 2018, dhe arsyeja ishte rritja e njoftuar e çmimit të karburantit. Megjithatë, protestat u shndërruan në pakënaqësi të përgjithshme me politikat e Macron.
Pesë protesta të ndryshme u mbajtën në Paris, ku njëra prej tyre kishte si kauzë dhe antisemitizmin.
Gjatë protestës, pati trazirat në të cilat u shkatërruan ndërtesa, u plaçkitën dyqane, u dogjën makina dhe kazanë plehrash, dhe policia u detyrua shpesh të përdorte forcën.
Policia arrestoi 15 vetë dhe kapi armë duke përfshirë shkopa bejzbolli.
Që nga nisja e tyre, këto protesta kanë sjellë 11 viktima.