Nënkryetari i PD-së, Kreshnik Çollaku ka deklaruar se nuk përjashton mundësinë për të paditur në Prokurorinë e Posaçme kolegun e tij, deputetin demokrat, Dashnor Sula.

Ai deklaroi se ky opsion po vlerësohet nga juristët e tij.

“Juristët e mi po e vlerësojnë rastin nuk përjashtohet si mundësi”, tha Çollaku në një deklaratë për mediat.

Kreshnik Çollaku e konsideroi si një incident të turpshëm përplasjen me Dashnor Sulën, duke u shprehur se “ra pa dashje viktimë e një përplasje në Kuvend”.

“Jam i detyruar të dal publikisht dhe të sqaroj opinionin publik dhe qindra mesazhet e shqetësuara që po marr nga votues të mi, lidhur me incidentin e turpshëm që ndodhi në Kuvend. Në një sulm të pakuptueshëm verbal, që pastaj përfundoi me goditje fizike, deri dje mendoja se ishim në kauza të përbashkëta, realizoi një skenë që turpëron për cdo deputet.

Unë e kuptoj se çfarë po ndodh. Ka një vullnet për të heshtur opozitën. Ka një aleancë për të heshtur, ashtu sic bënë më rezolutën e Kosovës. Nuk është shqetësimi im politik, por njerëzor. Si mund të degradojë jeta parlamentare deri në këtë pikë. Unë dhe kushdo si unë duhet të ndihet i fyer nga kjo skenë, viktimës e të cilës padashur përfundova unë.  

Dua ti them të gjithëve, qoftë atyre që humbasin arsyen, qoftë atyre në pushtet që fërkojnë duart kur opozitës në parlament i mbyllet goja në këto forma, i them se i kanë bërë llogaritë gabim“, tha deputeti i PD-së.

Përplasja mes tyre në Kryesinë e Kuvendit

Deputetët e Partisë Demokratike u përplasën ashpër me njëri-tjetrin pas mbylljes së komisionit për Çështjet Evropiane ditën e sotme (10 nëntor).

Çollaku dhe Sula kane shperthyer ne ofendime ndaj njeri tjetrit. Deputeti i cili mbështet Lulzim Bashen i drejtohet me cilësimet “lëngaraq, servil dhe legen”, ndërsa Sula e cilëson kolegun si “mashtrues”.

Kreshnik Çollaku ka paralajmeruar kolegun e tij se do të bëjë kallëzim penal ndaj tij pasi pretendon se ky i fundit e ka cënuar fizikisht.

Është dashur edhe ndërhyrja e një prej pjesëtarëve të Gardës së Republikës për të ndarë dy deputetët e opozitës.

Debati  i ashpër në kyresinë e Kuvendit

Çollaku: O Dash

Shehu: Jam bo dele unë o Niku. O kokrra..mos them ndonjë gje tjetër

Çollaku: Mos hyrë në këto, bëj punën tate. Të foli njeri, të foli njeri?

Sula: O udhëheq i madh…

Çollaku: Mos më bëj si trim se e dimë ça je

Sula: Ik tashi…

Çollaku: O lëngaraq, palaço

Sula: Po ik, le kokrrën e namit, servil, legen

Çollaku:  Deputeti qëllon deputetin

Sula: Ku të qëllova? O mashtrues. Ti je mashtrues. Ti mashtron ditën në diell

Çollaku:: Palaço, bën këtu demokratin ti, opozitarin dhe në darkë çon mesazhe

Sula: Unë të çoj mesazhe..?

Çollaku: Hapi letrat të shohim ku i ke tenderat

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re