E ardhur nga SHBA për të mbështetur Sali berishën, Evi Kokalari do të padisë në Prokurorinë e Posaçme deputetin demokrat Ervin Salianji, për deklaratat e tij karshi saj. Padia ndaj deputetit të Partisë Demokratike do të depozitohet në SPAK ditën e hënë.

Vendimi i Kokalarit për të paditur Salianjin vjen pas deklaratave të deputetit në emisionin “Shqip” në Dritare TV. Salianji e etiketoi Kokalarin si ‘skizofrene’ dhe njeri pa përfaqësim. Sipas Salianjit, bashkëshorti i Kokalarit është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare.

“Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë, një që ka gjithë elementët e skizofrenisë dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, nuk bën dot. Janë njerëz pa përfaqësim. Kokalari është një emigrante e papunë, bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Janë njerëz më shumë se të shpifur, nuk kanë asnjë kontribut në PD”, u shpreh Salianji në emisionin “Shqip”.

Vendimi për padinë pë shpifje ndaj Salianjit u njoftua nga vetë aktivistja në rrjetet sociale, ku theksoi se degjenerimi i kryesisë aktuale të PD-se që do marrë fund në 11 dhjetor.

Kjo datë përkon me mbajten e Kuvendit Kombëtar të PD-së, të paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha pas përjashtimit nga grupi parlamentar i partisë.

Deklarata nga Kokalari:

Kjo padi ndaj Ervin Salianji do të depozitohet në SPAK ditën e hënë.

Ky është niveli i deputetëve në Shqipëri, njerëz që nuk ju bën përshtypje fare kur dalin në TV dhe shpifin pa asnjë problem.

Ky është degjenerimi i kryesisë aktuale të PD-se që do marrë fund në 11dhjetor.

“Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë (OFENDIM), një që ka gjithë elementët e skizofrenisë (OFENDIM) dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, (OFENDIM) nuk bën dot.

Kokalari është një emigrante e papunë, (SHPIFJE), e vetmja lidhje që shoh është që bashkëshorti i vet i përfshirë në partinë Agimi i Artë (SHPIFJE), i financuar plotësisht nga qarqe antishqiptare (SHPIFJE), po tenton të sjellë njerëz dhe të influencoj edhe në Shqipëri tek njerëz të cilët janë non-grata për të çuar Shqipërine në përplasje me Shtetet e Bashkuara (SHPIFJE). Pra, në çdo element, të mos themi pastaj, që janë njerëz që në kohën e komunizmit kanë pasur mbiemrin Hoxha (SHPIFJE) për ti bërë qejfin, po themi Enverit , në kohën tjetër e ndërrojne (OFENDIM)) dhe mirë që se kanë bërë Berisha, e me një mbiemër të nderuar pastaj të themi. Janë njerëz më shumë se të shpifur (OFENDIM), nuk kanë asnjë kontribut në PD.” – Ervin Saljani

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re