Ditën e sotme deputetja Rudina Hajdari vizitoi qytetin e Prrenjasit, ku bisedoi me qytetarët dhe tregtarët dhe për disa minuta vendoi të shërbejë në tregun e fruta-perimeve.

Por veprimi i saj ngjalli shumë reagime në rrjet, ku nuk munguan akuzat dhe ofendimet ndaj saj, siç ishte rasti i ish-kryebashkiakes së Prrenjasit Miranda Rira apo moderatores Fiori Dardha.

Ish-kryebashkiakja e Prrenjasit e LSI ka reaguar ashpër ndaj deputetes Rudina Hajdari, pasi kjo e fundit vizitoi qytetin e Preenjasit dhe u shfaq duke shitur fruta dhe perime në treg.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rira shkruan se Hajdari është rritur me petulla të skuqura dhe është shkolluar me lekët e vjedhura të mamasë gjyqatre, dhe nuk ka asgjë të përbashkët me njerëzit punëtorë të Prrenjasit.

Ish-kryebashkiakja e cilëson Hajdarin një hipokrite që gjoja e donte reformën në drejtësi, por që nuk dha dorëheqjen kur e ëma nuk kaloi dot procesin e vettingut.

Sipas saj, deputetja “qelbet” nga koka te këmbët me lekët e vjedhura të mamasë, ndërsa shton se ansjë i djathtë nuk do e votojë Hajdarin dhe partinë e saj në zgjedhjet e 25 prillit.

Pas këtyre akuzave, Hajdari ka vendosur të reagojë nëpërmjet rrjeteve sociale, ku sqaron arsyen se pse vendosi të shërbejë në tregun e Prrenjasit.

Ajo shkruan se  shërbeu në treg për të lartësuar sa më shumë figurën e njerëzve që bukën e gojës e fitojnë me djersën e ballit, ndërsa për akuzat në drejtim të saj, deputetja thotë që pavarësisht goditjeve dhe baltosjes, në fund do të fitojë, duke shtuar se ajo nuk është një njeri që dorëzohet lehtë.

Postimi i plotë:

Arsyeja pse sot vendosa të shërbeja në tregun e Përrenjasit është vetëm një dhe shumë e thjeshtë:

Të lartësoj dhe vlerësoj sa më shumë figurën e njerëzve që bukën e gojës e fitojnë me djersën e ballit.

Jetojmë në një vend ku politika i përulet krimit. Bandat dhe mafia kanë kontroll absolut mbi institucionet dhe fjala e tyre është ligj, e ligji bëhet sipas fjalës së tyre.

Për rrjedhojë e gjithë struktura e vlerave të shoqërisë është deformuar.

Modeli në fshtarat, lagjet e qytetet tona nuk janë më intelektualët e njerëzit e ndershëm e parimorë, por matrapazët politikë që pasurohen shpejt me plaçkën shtetërore apo ata që shpërndajnë apo prodhojnë drogë.

Ndaj unë e ndiej nevojë absolute që ne ti rikthejmë vlerat shoqërisë e për këtë arsye do ta promovoj sot e mot çdo profesion të ndershëm, e do takoj çdo njeri të thjeshtë.

E konsideroj veten deputete të popullit e jo shërbëtore partie.

Në fakt këtë duhet të bëjnë të gjithë edhe mediat.

Në vend të konkubinave, lacave apo matrapazëve politikë të klasës së lartë duhet ti kthejnë sytë drejt modeleve të vërteta të shoqërisë.

Këtë duhet ta bëjë çdokush që konsumon sadopak hapësirë publike.

Ky duhet të jetë misioni ynë i përbashkët.

Ti rikthejmë dinjitetin ndershmërisë.

Sigurisht që do goditemi, do baltosemi por në fund do fitojmë.

Sepse jemi shumë dhe jemi të vendosur!

Forca

Ps: Për ata që shqetësohen dhe urojnë që unë të dekurajohem nga sulmet e balta:

Uroj të keni durim, sepse unë sapo kam nisur e nuk jam njeri që dorëzohem.

Quhem Rudina Azem Hajdari!!!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re