Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite shërbim prove ish gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka, e akuzuar për korrupsion.

Gjithashtu, gjykata vendosi për të edhe “Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3-vjeçare.

Ndërsa, për avokatin Ilir Pashaj që dyshohet se do i jepte një shumë prej 4 milionë lekësh gjyqtares, gjykata vendosi dënimin me 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkuartuar, shkon në 1.4 vite burg.

Vyshka u arrestua korrikun e kaluar, me dyshimin se kishte marrë 4 milionë lekë për përfituar ulje dënimi shtetasit Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.

Dy të pandehurit e tjerë te kësaj çështjeje, Taulant Romallari dhe Andrea Tiranë, gjykata i dënoi me nga 1.4 dhe 6 muaj heqje lirie. Për shkak se të pandehurit kanë përfunduar dënimin me periudhën e paraburgimit, gjykata urdhëroi lirimin e tyre nga qelia./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re