Skip to content

E akuzuar për korrupsion, shtyhet gjyqi për ish-zv.ministren Rovena Voda

Është shtyrë gjyqi ndaj ish-zv.ministres së Brendshme Rovena Voda. E akuzuar për korrupsion, Voda po hetohet nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Voda u arrestua korrikun e vitit të shkuar pasi u akuzua se ka marrë përfitime nga Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë.

Pas hetimeve të SPAK, rezultoi se Voda ushtroi ndikim të paligjishëm tek persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike në mënyrë që Beu të emërohej punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.

Numri i dy i Ministrisë së Brendshme dyshohet se gjatë gjithë kohës që ishte zv.ministre ka marrë para dhe dhurata për të punësuar persona në shtet.

Kujtojmë se Ish-zv.ministrja e Brendshme, ka kërkuar para pak muajsh ndryshim të kësaj mase sigurie, pasi sipas avokates së saj është e paarsyeshme për një çështje që i përket 2019-2020.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb