Për dhjetë orë, portali “e-albania” dhe faqet zyrtare të institucioneve shtetërore do të jenë jashtë funksionit.

 

Agjencia kombëtare e shoqërisë së informimit bënë me dije se deri në mesnatën e së shtunës, do të kryhet një operacion që synon mirëmbajtjen e sistemeve.

 

Ky operacion, sqaron akshi, është në funksion të përmirësimit të dhënies së shërbimeve online pas sulmit kibernetik.

 

Nga qytetarët kërkohet mirëkuptim, pasi hyrja në faqet e institucioneve të vendit do të jetë e pamundur.

 

Pas sulmit kibernetik të dy javëve më parë , mbi 90 për qind e shërbimeve online janë në funksion. Deri më tani qeveria nuk ka një autor të krimit.

 

Nga kryeministri Rama është deklaruar se të dyshuar janë dy vende, armike të shqipërisë, por pa u përmendur emrat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re