Skip to content

E ardhmja e Ernest Muçit, presidenti i Beshiktashit flet qartë

829x469 besiktas baskani serdal adalidan ernest muci aciklamasi trabzonspora kalici transferi 176597


Nuk do të ketë transferim përfundimtar të Ernest Muçit nga Beshiktashi te Trabzonspori, për më pak se 8.5 milionë euro.

Presidenti i Beshiktashit, Serdal Adali, ka qartësuar se do të ndiqet vetëm rruga e kontratës.

“Kushtet e Muçit janë të shkruara në kontratë. Nëse kontrata përmbushet, transferimi realizohet. Jashtë kontratës së tij nuk ka asnjë alternativë tjetër”, u shpreh presidenti i Beshiktashit, raportojnë mediat turke.

Trabzonspori duhet të paguajë 8.5 milionë euro për blerjen e kartonit, pasi shpenzoi 1 milion euro për huazimin e mesfushorit shqiptar. Gjatë kësaj kohe është folur për tratativa të reja ku Trabzonspori do kërkojë të paguajë më pak.

Muçi ka shpërthyer në katër javët e fundit te Trabzonspori duke shënuar 6 gola në total.