Ernest Muçi po kalon një formë të shkëlqyer në radhët e Trabzonspor ku është kthyer në formën më të mirë, duke shënuar gola e qenë vendimtar për fatin e skuadrës që e sheh veten ende të përfshirë në luftën për titullin kampion.

Por futbollisti i Kombëtares është dhënë në huazim nga Besiktas te Trabzonspor dhe nuk dihet ende si cila do të jetë e ardhmja e tij në mbyllje të këtij edicioni.

Ai është huazuar për 1 milionë euro, me të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të tij për 8 milionë euro të tjera.

Rreth kësaj situate është pyetur nga mediat edhe presidenti i Trabzonspor, Ertugrul Dogan, i cili ka shpjeguar se gjithçka varej nga kërkesa që do i bënte trajneri i ekipit të tij, edhe pse Muçi kishte qenë një emër në radarët e klubit para se t’u bashkohej rivalëve në kampionat.

Ernest Muçi ishte një lojtar që ekipi ynë i skautëve pëlqente që para se t’i bashkohej Beshiktashit. Por në atë kohë, nuk mund të përballonim kërkesën për çmimin e tij. Nëse trajneri Fatih Teke thotë ‘unë e dua këtë lojtar’ në fund të sezonit, ne do të flasim me Besiktas dhe do të gjejmë një të mesme të arsyeshme rreth pagesës dhe do e sjellim në skuadrën tonë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re