Skip to content

E arrestuar për korrupsion, SPAK përfundon hetimet për ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha

SPAK ka mbyllur hetimet duke dërguar për gjykim dosjen e Gjykatës së Krujës, ku mes të akuzuarve është edhe gjyqtarja Enkeleda Hoxha.

Hoxha akuzohet për veprën “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim.

Një ndër bashkëpunëtorët e Hoxhës për nxjerrjen e të dënuarve nga burgu përmes raporteve false dhe vendimeve të pambështetura në ligj, sipas SPAK është edhe avokati Aldo Tabaku.

Ky i fundit sipas SPAK bëntë rolin e sekserit mes familjarëve të të dënuarve dhe gjyqtares Hoxha me qëllim lirimin e tyre.

Pjesë e dosjes së SPAK është edhe sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuci, e cila akuzohet se përgatiste dosjet e gjykimit në atë mënyrë që të dënuarit që kishin paguar të dilnin pikërisht para Enkelda Hoxhës për gjykim.

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme janë një sërë përgjimesh dhe vëzhgimesh ambientale që implikojnë të hetuarit, ndërsa vetë te akuzuarit kanë mbajtur qëndrim mohues.