Skip to content

E arrestuar për pastrim parash/ Alda Klosi përfundon në spital, shfaq probleme kardiologjike

Ish-zyrtarja Alda Klosi, ka përfunduar në spital.

 

Mësohet se Klosi ka shfaqur probleme kardiologjike.

 

Kujtojmë se Klosi është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë.

 

Klosin e ka fundosur pastruesja Rozeta Dobi, e cila ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë duke treguar se Klosi merrte shumë të mëdha parash.

 

Nesër pritet që ish-zyrtarja të dalë para Gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë.