Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u vaksinua të martën me vaksinën kineze Sinopharm kundër koronavirusit.

Ngjarja u transmetua në televizion, në përpjekje për t’i inkurajuar serbët që të vaksinohen. Vucic kishte kohe që kishte lajmëruar që do të merrte vaksinen por e kishte shtyre deri më tani.

“E mora vaksinën dhe ndihem shkëlqyeshëm. Faleminderit punonjësve tanë të shkëlqyeshëm shëndetësorë. Faleminderit vëllezërve tanë kinezë”, tha Vucic.

Vuçiç ka kritikuar publikisht Bashkimin Evropian për qasjen e tij ndaj pandemisë së koronavirusit, me gjithë dhjetëra miliona dollarët ndihma për kujdesin shëndetësor në Serbi.

Serbia ka siguruar doza të mëdha të vaksinave nga Kina dhe Moska, por edhe nga prodhuesit perëndimorë Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Mbi 1.5 milion serbë kanë marrë tashmë së paku një dozë të vaksinës. Por, rezistenca e ashpër dhe mosbesimi kanë bllokuar regjistrimet për vaksinim.

Muajin e kaluar, zyrtarët serbë kanë hapur mundësinë edhe për të huajt që të vaksinohen në Serbi.

(E.H/Faxweb.al)

 Loading …

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re