Klajdi Marku, drejtori i teatrit Bylis i cili mori pjesë në mitingun e kryeministrit Edi Rama në Athinë ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të një kamera të fshehtë të tij.
“E bëre fotografinë, i thua ‘ja isha’, e hedh online”, dëgjohet duke thënë ai në kamerën e fshehtë të realizuar nga emisioni “Piranjat”.
Ditën e sotme (14 Maj) ai ka njoftuar në një deklaratë për mediat largimin nga posti i drejtorit të teatrit “Bylis”.
“Po, kam qenë pjesëmarrës në aktivitet, por kam qenë me trupën pjesëmarrëse në aktivitet në Korinth, kemi dhënë shfaqje në datën 11 maj. Ne daten 12 mqs grupi donte te shikonte aktivitetin shkuam”, tha ai.



