Presidenti Ilir Meta thotë se mbyllja e prespektivës në vendin tonë, është rrënja e shpopullimit dhe ikjes së të rinjve.
Meta thotë se vendi ynë ka treguesit më të lartë të mosarsimimit dhe të mospunësimit të rinisë në Europë dhe në rajon.
Presidenti iu referohet shifrave të INSTAT, sipas të cilave se 1 në 4 të rinj të grupmoshës 15 – 24 vjeç nuk janë as në shkollë dhe as në punë.
Teksa ka cilesuar 25 prillin si nje referendum per te mos lene te rinjte te largohen jashte vendit, dikush mund te mendoje se dhe bllokimi i aeroportit te Rinasit me kontrolloret e tij ne Albcontroll ne funksion te ketij “qellimi “kane qene!
Postimi i Metës:
Mbyllja e perspektivës për të rinjtë është rrënja e shpopullimit të Shqipërisë. Vendi ynë ka treguesit më të lartë të mosarsimimit dhe të mospunësimit të rinisë në Europë dhe në rajon.
Sipas INSTAT më shumë se 1 në 4 të rinj të grupmoshës 15 – 24 vjeç nuk janë as në shkollë dhe as në punë.
Një dramë e vërtetë për familjet shqiptare, ndërkohë që në Europë dhe përafërsisht edhe në rajon vetëm 1 në 10 veta të kësaj grupmoshe nuk i përkasin kësaj kategorie.
Për këtë arsye 25 prilli është referendum kombëtar, për çeljen e perspektivës për brezin e ri dhe frenimin e shpopullimit të vendit.
