I vëllai i Melisa Trëndafilit, 31-vjeçares që u dogj me benzinë nga bashkëshorti i saj, Bledar Trëndafili, ka rrëfyer detaje nga martesa e tyre dhe vendimi i së motrës për t’u divorcuar.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ai deklaroi se ndarja erdhi pasi Bledar Trëndafili e braktisi 31-vjeçaren në Tiranë me dy fëmijët e tyre të mitur dhe nuk i hapte as telefonin.

I riu rrëfeu se e motra “nuk kishte as 1000 lekë të për të marrë një copë bukë për fëmijët”.

Por theksoi se pas vendimit për t’u ndarë, i shoqi e kërcënonte çdo ditë duke i thënë që “ti nuk ke ku shkon, s’ta jap divorcin”.

“Kishit gati një vit të ndarë. Ai thjesht e ka braktisur dhe ka ikur. Ai e ka lënë në Tiranë, është zhdukur pa i hapur telefonin, duke e lënë me dy fëmijë, me borxhe, pa 1 mijë lekë për të marrë një copë bukë për fëmijët. Kam qenë unë që e kam ndihmuar, mamaja, kemi marrë sendet nga këtu dhe e kemi dërguar në shtëpi. Kemi mbyllur gjërat e tij, ai e ka bërë edhe herë të tjera.

Motra vendosi që të ndahej i thoshte “më lër rehat të vazhdoj jetën me fëmijët”. Ai vazhdonte ne telefonatat që “ti nuk ke ku shkon, unë nuk largohem nga ty, s’të jap divorcin”. Çdo ditë duke e kërcënuar, gjente mundësinë ta telefonote gjithë kohës.

Motra kishte marrë avokatin për tu divorcuar, por ai nuk pranonte të vinte”, tha vëllai i Melisa Trëndafilit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re