Mediat amerikane kanë raportuar se dhjetëra njerëz kanë mbyllur përkohësisht një qendër vaksinimi ndaj koronavirus në Los Anxhelos.

Protestuesit, duke mbajtur pankarta me parulla kundër vaksinave dhe në favor të heqjes së masave kufizuese, u mblodhën në hyrje të qendrës së vaksinimit, në “Dodger Stadium”, një nga më të rëndësishmit në SH.B.A.

“Duket se ishin gjithsej 30 protestues. Ne nuk e dimë pse u mbyll objekti “, tha Mikel Jollet, një përdorues i mediave sociale, në Tëitter.

“Qendra ishte e mbyllur për gati një orë”, u shprehën zyrtarët e zjarrfikësve.

Nga ana tjetër policia e Los Anxhelos mohoi lajmin se qendra ishte mbyllur dhe siguroi njerëzit se vaksinat do të shpërndahen normalisht.

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të rasteve të vdekjeve nga Covidi në botë. Më shumë se 26 milion njerëz janë infektuar në vend dhe 439,000 prej tyre kanë humbur jetën, sipas shifrave më të fundit të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins dje.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka premtuar të shpejtojë fushatën e vaksinimit, me 100 milion doza që do të jepen në 100 ditët e para të mandatit të tij.

Qarku i Los Anxhelos, ku rastet e Covid-19 u rritën ndjeshëm këtë dimër, aktualisht vaksinon vetëm punonjësit e linjës së parë të kujdesit shëndetësor dhe njerëzit mbi 65 vjeç. Edhe për këto grupe qytetarësh, caktimi i një takimi është shumë i vështirë, me dozat e vaksinave Pfizer-BioNTech dhe Moderna të cilat janë të kufizuara.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re