Skip to content

E bujshme: Sokol Cikalleshi në Serie A, fillon negocimi!

Një lajm i madh vjen nga Italia, atje ku kanë konfirmuar se Lecce është në kërkim të një sulmuesi fizik dhe që siguron gola.

Për këtë, drejtuesit e skuadrës së sapo ngjitur në elitën e futbollit italian kanë piketuar sulmuesi e kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshin, i cili është nën kontratë me klubin turk të Akhisarspor.

I gjatë 1.87 metër dhe me shumë eksperiencë, Cikalleshi shikohet si një alternativë e mirë për skuadrën e Lecce, që kanë vendosur kontaktet me përfaqësuesin e 29-vjeçarit shqiptar, që në sezonin e fundit në Turqi shënoi 8 gola në 29 paraqitje.