Franca dhe Maroku do të luajnë sot mundësitë për të siguruar bileten e dytë dhe të fundit për në finale e Kupës së Botes, ku I prêt Argjentina.

 

Bëhet fjalë për një duel mes një ekipi të konfirmuar në nivele të larta prej vitesh si Franca, kampione e botës në fuqi dhe përfaqesueses afrikano-vvveriore, surpriza e vërtete e këtij kompeticioni.

 

“Gjelat” eleminuan një Angli të fortë në fazën cerekfinale, ndërsa Maroku coi në shtëpi Portugalinë e Kristiano Ronaldos.

 

Sonte në letër ,favorite është skuadra e Francës ,por entuziazmi I marokeneve kombinuar me faktin që ata nuk kanë humbur asnjë ndeshje në Botëror, janë elemente që nuk mund të neglizhohen.

 

“Blutë”  e Didie Deshomp janë për herë të 4 herë në gjysëmfinalet e kupës së botës, teksa kanë arritur të triumfojnë në 1998 dhe në 2018 ndërsa 2006 u mundën nga italianët. Sa I takon formacionit, francezer të vetmin shqetësim kanë Rabio.t, pasi mesfushori është duke kaluar një gjëndje gripale dhe mund të zëvëndësohet nga Fofana. Në sulm  nuk ndryshon asgjë me Giroud ( rekordmen I golave me kombëtaren franceze) I mbështetur nga Dembele, Griezman dhe Mbappe, ylli I ekipit.

 

Nga ana tjetër Maroku, tashmë e ka bërë historinë pasi janë ekipi I parë afrikan që kualififikohet për në gjysmëfinalen e një Boterori. Në rrugëtimin e tyre të mrekullueshëm ata u kualifikuan në një grup të fortë me Kroacine dhe Belgjiken, dhe pastaj hoqen qafe dy ekipet pretedente iberike, Spanja dhe Portugalia.

Tek afrikenet janë të sigurta mungesat e Aguerd dhe Sais të dëmtuar si dhe Shedira i pezulluar.  Ndërkohe Mazraui dhe Sabiri janë në dyshim. Maroku mund të mbështetet tek yje si Zijesh, Hakimi, Amrabat dhe El Nesiri.

Në dy ndeshjet e luajtura mes këtyre dy kombëtareve bilanci është një fitore për Francën dhe 1 barazim.

Interesant është fakti që federate marokene dhe autorittetet e këtij vendi janë angazhuar masivisht për të blere sa më shumë bileta në stadium dhe pritet që numri I tifozeve të jetë shumë I madh. Dueli që do të përcaktoje ekipin që do ti bashkëngjitet Argjentines në finale e 18 dhjetorit, do të gjykohet nga meksikani Cesar Ramos.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re