Nuk kishte sesi t’i mungonin koleksionit tonë të thënieve, ato që janë thurur për bukurinë.

Ndaj, për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë këtë buqetë mençurish që flasin për bukurinë. Duam nga Ju, që në përfundim të leximit, të na thoni cilën pëlqyet më së shumti prej thënieve mëposhtë:

E bukura nuk ka nevojë për stolira plotësuese, më tepër se çdo gjë atë e zbukuron mungesa e tyre.

Nuk ka mundësi të bukur, e bukura është vetëm realja.

E bukura e kaloi të madhërishmen, sepse ajo është e vazhdueshme dhe nuk të vel, ndërkohë që e madhërishmja është relative, kalimtare dhe e papërmbajtur.

Si edhe e keqja, e madhërishmja është ngjitëse.

Bukuria është harmonia e rastit dhe e së mirës.

Në krahasim me njeriun edhe majmuni më i bukur është i shëmtuar.

Bukuria kudo është mysafir i shumëdëshiruar.

Kur sendi bëhet i dobishëm ai, si rregull, pushon së qëni i bukur.

Kopja nuk është kurrë aq e bukur sa origjinali.

Duhet zbukuruar vetja jo për t’u dukur mirë, por vetëm për të mos u dukur i keq.

Një lule më mirë se njëqind e jep mrekullinë e lules.

Kur shijon kënaqësinë që të jep takimi me të bukurën, atëherë veçanërisht të shkon mendja te shokët.

Soditja e bukurisë t’i zgjon, të fuqishmen, keqardhjen dhe dashurinë për njerëzit.

Përputhja me qëllim është thelbi i çdo bukurie, pa të nuk ka bukuri.

Magjepsja është bukuri në lëvizje.

Forca mposht forcën, bukuria i mposht të gjitha.

Për të stolisur trëndafilat e freskët të mëngjesit mjafton vesa.

Bukuria nuk është spitullim dhe as shtesë peshe, por forma natyrore, e lindur, e çdo mendimi, i cili është i denjë të shprehet.

E bukur duket çdo gjë kur e vështron me dashuri.

Trëndafili më i mrekullueshëm është ai i vjeshtës.

Shpesh sytë mbyllen pikërisht për të parë më të bukurën.

Fytyra e bukur është një rekomandim i heshtur.

Bukuria, lumturia e vërtetë dhe heroizmi i mirëfilltë nuk kanë nevojë për fjalë të mëdha.

Vetitë shpirtërore nuk mund të pësojnë gjë nga gjymtimet trupore, ndërkohë që bukuria shpirtërore i jep shkëlqim edhe trupit.

Madje edhe dajaku, po ta stolisësh, nuk duket si dajak.

Jo çdo bukuri të bën ta duash; herë-herë ajo ta gëzon syrin, por nuk të rrëmben zemrën.

Bukuria nuk është tjetër veçse premtim lumturie.

Sikur njerëzit t’i shihnin të gjitha ashtu siç janë në të vërtetë, bukuria trupore do të humbiste shumë.

Bukuria lind vetësisgurinë dhe kush vuan nga vetësiguria është mosmirënjohës dhe mosbesues.

Mirësia ka nevojë të provohet, bukuria s’do të dijë për këtë.

Quajmë të bukur, të thjeshtën, atë që nuk ka në vetvete elemente të tepërta, gjithmonë e afërt me çdo gjë në botë dhe që zë një pozitë të ndërmjetme në mes shumë skajshmërive.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re