Detaje të reja kanë dal në dritë në lidhje me përdhunimin e një 33-vjeçareje kosovare në një motel në Gjilan.

Bëhet fjalë për 33-vjeçaren me inicialet D.K., e cila u dhunua seksualisht nga një i njohur i saj me inicialet P.M., 29 –vjeç.

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Gjilanit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, P.M, 29 vjeç.

Ndërsa, besohet se viktima dhe i dyshuari kishin kohë që janë njohur. Sipas dyshimeve të para, viktima u keqtrajtua seksualisht në motel, pasi fillimisht u lidh nga i dyshuari, i cili dyshohet se më pas kreu marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.

Rastin e dhunimit e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, aty thuhet se viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM /Gjilan 18.01.2021 – 08:00. Është  arrestuar  i  dyshuari  mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i njëjti në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi policia në raportin 24-orësh.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re