Sado e pazakontë sa mund të tingëllojë, pushi ose qimet e fytyrës tek gratë janë çuditërisht të zakonshme. A duhet që gratë të rruajnë fytyrën? Duhet, nëse duan!

Prandaj, ne ia kushtojmë këtë artikull të gjitha grave që rruajnë fytyrën atje. Shkëputni briskun dhe kremin e rruajtjes sepse kemi mbledhur këshilla, truke për mënyrën e rruajtjes së fytyrës tuaj.

Qimet që dalin në fytyrë janë si rezultat I një crregullimi hormonal ndaj dhe nuk janë aspak të cuditëshme apo anormale eshte dicka normale që trupi ynë prodhon. GJithashtu këto qime mund të jenë të trashëguara ose ndonjëherë nuk ka një shpjegim me patjetër!

Pse duhet të heqim qimet e fytyrës (dhe sa shpejt rriten ato)?

Së pari, duhet të dini që këtë push të fytyrës nuk duhet ta hiqni me patjetër ka disa gra që preferojnë ta lënë sic është dhe disa të tjera që duan ta heqin sepse dhe tualeti duket më mirë në nëjë fytyrë 100% më të lëmuar. Por nëse jeni duke menduar për rruajtjen, ka disa përfitime që mund të merrni :

Rruajtja shpesh heq qafe lëkurën e vdekur: Kjo e bën lëkurën tuaj njëqind herë më të butë.

Rruajtja gjithashtu pastron sipërfaqen e lëkurës tuaj: Kjo do të thotë që ju mund të aplikoni përbërjen dhe kremin e lëkurës në mënyrë më efektive.

Duhet të keni parasysh dhe rreziqet e heqjes së qimeve në fytyrë: aksidentalisht prerja e lëkurës, qimet e rrënjosura, etj. Fatmirësisht, ka shumë produkte përkujdesjeje që mund të përdorni për të evituar këto probleme! Ju gjithashtu mund të shikoni në procedura të avancuara mjekësore si dermaplaning; që bëhet tek dermatologu juaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re