Është shtyrë sërish seanca paraprake në Gjykatë ndaj të pandehurve të marrë në përgjegjësi penale për tenderat e uniformave të policisë.

Shkak për këtë dështim është bërë mungesa e pajisjes së avokatëve me dosjen penale. Argumenti për këtë mungesë të dokumentacionit sipas gjykatës ka qenë letra e mjaftueshme për të printuar dosjen për të gjithë avokatët.

Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari, Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani, Anisa Bogdani, dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj, akuzohen për shkelje të barazisë së tenderave. Tenderi i uniformave ishte për një periudhë 4-vjeçare me vlerë mbi 2.8 miliardë lekë pa TVSH.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re