Parashikimet e meterologëve nuk janë aspak të mira. Evropës i kthehen ditët e nxehta, por tashmë për një kohë më të gjatë.
Masat e nxehta dhe të thata nga shkretëtirat e Afrikës kanë mësyrë
sërish drejt Evropës. Ndikimi i tyre është ndjerë mesditën e djeshme në
Portugali, Spanjë, Francë dhe pjesën më të madhe të Mesdheut, ku
termometri në mesditë ka shënuar vlera nga 38°C në mbi 40°C.
Temperaturat e larta do të zgjasë gjatë javës në disa zona specifike
të Europës Jugore. Po edhe përtej muajit korrik, i nxehti të jetë
përvëlues. Për disa ditë me radhë, pritet të vrojtohen temperatura
përvëluese jo vetëm për Gadishullin Iberik, Francë apo rajonin e
Mesdheut, por edhe në zonat qendrore të Europës dhe deri lart, në skajin
verior të Europës.
Nga ky i nxehtë është prekur edhe Shqipëria, siç është para ditën e
djeshme. Prej sot, parashikohet të përjetojmë ditë të nxehta dhe shumë
të nxehta deri në fund të korrikut. Pavarësisht ndonjë shkëputje
afatshkurtër, vala e të nxehtit jep sinjale të forta për një rikthim
edhe në gusht.
