Luiza Ungerer, një volejbolliste braziliani, pretendon se ajo kishte qenë e dashura e Emiliano Salas para se ai të vdiste. Ungerer ka reaguar ndaj aksidentit që i morri jetën futbollistit dhe ka folur për herë të parë për lidhjen e tyre.

Ajo ka zbuluar se kishte shkëmbyer mesazhe me Salan ditën që kishte ndodhur aksidenti. Sapo u konfirmua se trupi i nxjerrë nga fundi i detit kishte qenë i argjentinasit, Ungerer e deklaroi dashurinë e saj për futbollistin në llogarinë e saj në Instagram.

Do të të dua përgjithmonë”, shkroi ajo.

Ajo pastaj e bëri një intervistë për “O Globo”, në të cilin ajo zbuloi detaje të tjera për lidhjen e saj me Salan, lidhje kjo që Ungerer pretendon se kishte ekzistuar qysh nga viti 2017.

Kishim shumë dhimbje pasi ne nuk e dinim ku ishte aeroplani dhe nuk e dinim se çfarë do të ndodhte. Kërkimi nuk duhej të ishte ndalur. Ato ditë ishin shumë shqetësuese”, ka thënë Ungerer për “O Globe”.

Unë gjithmonë kisha shpresë sepse një gjë e tillë është e nevojshme në këto raste. Unë kisha shpresë deri në momentin kur ia gjetën trupin, por në të njëjtën kohë unë shpresoja se do ta gjenin”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re