Këngëtarja e njohur Genta Ismajli, po jeton historinë e saj më të bukur të dashurisë me biznesmenin turk Hysen Usta. Çifti së fundmi ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Prive”, ku kanë zbuluar si janë njohur dhe planet e së ardhmes.

Genta tregoi se ajo dhe Usta janë parë në një restorant dhe ishte
dashuri me shikim të parë. Këngëtarja u shpreh se i pëlqen shumë fakti
që partneri ia shpreh dashurinë publikisht dhe tregoi unazën me të cilën
Usta i ka propozuar për martesë.

Gjatë intervistës, Genta dha edhe lajmin e bukur se mendon të bëhet
nënë. “Definitivisht dua të bëhem nënë. Jam duke menduar të bëhem nënë,
është ndër dëshirat e mia më të mëdha”, tha Genta.

Ndërsa Usta kishte mësuar pak shqip dhe ia shprehu dashurinë Gentës duke i thënë “Të dua shumë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re