Banorët e Kodrës në Priftit kanë dalë në protestë për të kundërshtuar projektin e Unazës së Madhë që sipas tyre është devijuar.

Ata janë shprehur se u është premtuar legalizimi i banesave, të cilat do u shemben për këtë projekt.

Sipas tyrë është favorizuar një tokë, që është boshe për të ndërtuar pallate.

“Kjo është një tok bosh,kosto është 23 mld lekë. Që pot a shumëzosh I bie 28 mijë euro kilmetri. Edhe taksapaguesve u shkurton kostot, nuk janë pak.”– u shpreh një prej banorëve.

“Jo nuk e kam të legalizuar dhe në 2022 më lajmëruan që nuk legalizohej shtepia dhe ne po cuditemi, neve u cuditëm, shtëpia ngjit me mu. Unë  e kam blerë tokën me lekë edhe nuk e mora kështu, por e mora në atë gropën atje, ne s’jemi aq budallenj. Shpirti im e di, tham se do legalizoheshim edhe ne. 22 vite pa u legalizu. Me vjen keq që dëgjova Veliaj që sa të jem unë dhe Rama rrugët nuk ndryshojnë. Po mirë kur ia dhamë votën i pëlqeu atij? E mori cunin të mbledh njerëzit. Na premtoi se me garanci do të dëmshpërbleheni, ua jap me garanci, si nuk na ka ardh një njëri. Nuk e di si e vleresojne ato, kur jam ankuar te avokati i popullit, dhe më kanë sjell letrën që më kap rruga. Ne duam që projekti të shkojë ku ka qenë. Vota nga ne nuk presim më. Edhe kalamajtë që janë kokë e këmbe më Edi Ramën mos ta votojnë”– tha një tjetër.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re