Zv.ministri i ri i Arsimit dhe Sportit, është vendosur Taulant Muka, i cili zëvendëson në këtë detyrë Ervin Demon që dha dorëheqjen pak kohë më parë.
 
Ishte pikërisht Muka i cili e akuzoi Demon për plagjiaturë, por pak javë pas dorëheqjes së tij i ka marrë postin e zv.ministrit me emërim të kryeministrit Edi Rama.
 
Studiuesi Muka denoncoi plagjiaturën që sipas tij zv.ministri i Arsimit Ervin Demo kishte bërë në një artikull me titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011.
 
Akuzat publike bënë që Demo të jepte dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit më 19 tetor të këtij viti.
 

 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re