Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja, rezulton e dënuar me vendim gjykate për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2011, kur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, e shpalli fajtore Adriana Kalanë duke e dënuar atë për të dy veprat me 18 muaj burg dhe 6 milionë lekë gjobë, por me bashkimin veprave penale, u la 1 vit burg dhe 3 milionë lekë gjobë.

Disa vite më parë, media raportoi se edhe dy drejtuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Robert Budina dhe Kastriot Çipi rezultuan të dënuar për vjedhje fondesh të filmave me vendimi të Gjykatës së Rrethit Tiranë, si përvetësues të shumës prej 8.8 milionë lekësh dhe për moszbatimin e një kontrate me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK).

Vendimi i Gjykatës së Krujës për Adriana Kalaja:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin Nr. 127, dt. 19.09.2011, ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurës Adriana Kalaja, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” të kryer në bashkëpunim dhe dënimin e saj në bazë të nenit 186/2 K.Penal dhe dënimin e saj 1 (një) vit burgim dhe 300.000 (treqind mijë ) lekë gjobë.  • Deklarimin fajtor të të pandehurës Adriana Kalaja, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe në bazë të nenit 248 K.Penal të dënohet me 6 (gjashtë) muaj burgim dhe 300.000 ( treqind mijë ) lekë gjobë.
Në zbatim të nenit 55 K.Penal me bashkimin e dënimeve në një të vetëm me 1( një) vit burgim dhe 300.000 (treqind mijë) lekë gjobë.
Në zbatim të nenit 59 te K.Penal urdhëroj që e pandehura Adriana Kalaja të mbajë kontakte me Shërbimin e provës dhe të vihet në provë duke pezulluar ekzekutimin e dënimit për një afat 18 (tetëmbëdhjetë) muaj”, thuhej në vendimin Gjykatës së Krujës.

Marrë nga Tirana Post

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re