Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka detajuar në një postim në facebook, vendimin e qeverisë për rritjen me 40% të stafit mjekësor duke shpjeguar edhe kostot në buxhetin e shtetit.

Sipas Beqajt, rritja e pagave mjekë, farmacistë dhe infermiere në spitale dhe qëndra shëndetësore do ti kushtojë shtetit 50 milionë dollarë shtesë në vit në raport me pagesën e deritanishme.

 

Rritja e pagave të personelit shëndetësor me 40 % do të kushtojë rreth 5,4 miliardë lek në vit apo rreth 50 milionë usd në vit (1 usd = 107 lek). Në një mandat 4 vjeçar janë 200 milionë USD.

 

Beqaj ka publikuar edhe pagat konkrete që do të kenë mjeket, farmacistët në spitale dhe infermieret që nga 1 janari I vitit të ardhshëm.

 

 

Mjek në spitale; paga mesatare do të shkojë nga 915 USD në muaj në 1280 USD në muaj.

+ 365 USD në muaj, + 4395 USD në vit, + 17,585 USD në 4 vjet

Farmacistë në spitale; paga mesatare do të shkojë nga 595 USD në muaj në 835 USD në muaj.

+ 235 USD në muaj, + 2845 USD në vit, + 11,380 USD në 4 vjet

Infermierë në spitale; paga mesatare do të shkojë nga 505 USD në muaj në 705 USD në muaj.

+ 200USD në muaj, + 2420 USD në vit, + 9680 USD në 4 vjet

Infermierë në qendra shëndetësore; paga mesatare do të shkojë nga 415 USD në muaj në 580 USD në muaj.

+ 165 USD në muaj, + 1985 USD në vit, + 7940 USD në 4 vjet

Mjek në qendra shëndetësore; paga mesatare do të shkojë nga 755 USD në muaj në 1055 USD në muaj.

+ 300 USD në muaj, + 3620 USD në vit, + 14,470 USD në 4 vjet

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re