Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në ‘Panorama TV’ ka folur për situatën politike në vend, ku ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpiak, opozita po zhvillon bisedime për bashkim.

Për Berishën, Alimehmeti,i cili është anëtar i PD-së, u shpreh e kanë detyruar rrethanat  të jetë në arrest shtëpiak, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë arsye pse të mos jetë lider i opozitës.

“Atë e detyruan rrethanat, nuk është diçka që zgjodhi ta bëjë. Komunikon me mbështetësit e vetë përmes distancës.

Pse nuk dihet të vazhdojë të bëjë komunikim opozitar?! Është lider i opozitës dhe do të vazhdojë fjalën e tij opozitare.

Futja e tij në arrest shtëpie është goditje ndaj opozitës, por nuk do të thotë se nuk ka më opozitë. Mund të organizohet fare mirë dhe nga njerëzit e tjerë. Delegimi i funksioneve është një gjë që e bëjmë ne”, tha Alimehmeti.

Në lidhje me bashkimin e opozitës, ai tha: “Shpresoj që të ndodhë sa më shpejt. Dakordësia mesa shoh unë në bazë është e madhe. Edhe përtej PD, mendimi është bashkimi”.

Faktit se çfarë qëndirmi do të mbajë kryetari i PD-së Lulzim Basha për bashkimin e partisë, Alimehmeti u shpreh si vijon.

“Nuk kam mendim, mendoj se ka marrë pozicion radikal. Është distancuar. Partia nuk prodhohet nga kryetari, por nga njerëzit. Pra nga poshtë lart”.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re