Katër sauditë që morën pjesë në vrasjen e vitit 2018 të gazetarit të Washington Post Jamal Khashoggy iu nënshtruan trajnimit paraushtarak në Shtetet e Bashkuara sipas një kontrate të miratuar nga Departamenti i Shtetit, raportoi New York Times.

Trajnimi u mbajt nga kompania e sigurisë me bazë në Arkansas Tier 1 Group, e cila është në pronësi të kompanisë private Cerberus Capital Management dhe ishte e një natyre mbrojtëse dhe e krijuar për të mbrojtur udhëheqësit sauditë, njoftoi Times.

Gazetari i Washington Post, Jamal Khashoggy u vra në kompleksin e konsullatës saudite në Stamboll, më 2 tetor 2018, kur ai shkoi aty për të marrë dokumentet e nevojshme për martesë. Eshtrat e tij nuk u gjetën kurrë.

Turqia fajësoi autoritetet saudite për vrasjen e gazetarit, por ata mohojnë që udhëheqja politike ishte e përfshirë në këtë ngjarje të tmerrshme.

Ryadi fillimisht e mohoi vrasjen, dhe më pas pretendoi se ajo ishte kryer nga agjentët sauditë të cilët veprojnë vetë. Sipas autoriteteve saudite, ishte një “operacion rebel”. Ata fajësuan rreth 20 oficerë të nivelit më të ulët renegat për vrasjen, pesë prej të cilëve u dënuan me vdekje pas një gjykimi 1-vjeçar.

Por në shtator të vitit të kaluar, dënimet e tyre u ulën në 20 vjet secili pasi i biri i gazetarit i fali ata.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re