Manjola Nikolli nga Mirdita, ka humbur betejën me Covid-19.

41-vjeçarja, nëna e një vajze dhe një djali me profesion mësuese ishte e shtruar në një nga spitalet Covid në kryeqytet, ku edhe ka ndërruar jetë.

Lajmi konfirmohet nga miq dhe të afërm të mësueses në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë mesazhet ngushëlluese.

Arsimtarë, artistë, bluzat e bardha nuk janë kursyer nga kjo sëmundje e rëndë.

Ndërkohë në bilancin e bërë ditën e djeshme nga Ministria e Shëndetësisë u raportua për katër viktima dhe 659 raste të reja me Covid-19.

TRISHTIM per ndarjen nga jeta te mesuese MANJOLES!…

(Vetem 41 vjeç per t’u ndare nga jeta ne menyre tragjike nga…

Posted by Gjergj Marku on Monday, March 22, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re