18 dasmorë, njëherësh dhe spektatorë televizivë të finales Francë – Kroaci, u plagosën teksa ballkoni prej druri i restorantit ku gjendeshin u shemb nga gati tre metra lartësi. Kjo ngjarje, sa e dhimbshme aq dhe qesharake ndodhi në zonë të Rumanisë veriore.

Ata përfunduan me thyerje e gërvishtje në gjymturë, ndërsa pronari u ndalua për procedim nga policia.

Sipas informacionit paraprak, ballkoni prej dërrase u rrëzua për shkak se ishte i mbingarkuar.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re