Mbrëmjen e sotme në sheshin qendror të Fierit janë ndezur qirinj nga qytetarët për Mateon i cili u vra barbarisht nga mostra Klodian Çalamani.

Prej ditës së djeshme familjarët ndodhen në shesh për të mbledhur firmat e peticionit që është hapur duke kërkuar dënimin me vdekje të 38-vjeçarit. Të shumtë qytetarë madje disa prej tyre me lot në sy luten që shpirti i Mateos të prehet në paqe. Pranë fotos engjëllore janë ndezur disa qirinj, duke formuar emrin “MAREO”, me një zemër në fund.

Gjithashtu homazhe janë zhvilluar edhe në Tiranë ku qytetarët kanë ndezur qirinj në shkallët e Kryeministrisë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re