Koronavirusi i merr jetën mundësit dhe trajnerit të njohur shqiptar Ndriçim Troplin.

Mundësi i njohur ishte prekur nga Covid-19 dhe prej disa ditësh kishte shfaqur simptoma të theksuara të sëmundjes.

55-vjeçari, mësohet se pasditen e djeshme ishte shtruar me urgjencë në Spitalin e Durrësit, por nuk mundi dot të mbijetonte.

Pavarësisht trajtimit në intubim, mundësi Troplini e humbi betejën për jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re