Dy të rinj nga Tirana janë arrestuar pasi i morën me dhunë rreth 4 milionë lekë një 62-vjeçari në Peshkopi.
Referuar policisë, G. S., 25 vjeç, banues në Dibër dhe A. T., 20 vjeç banues në Tiranë, kishin zbritur nga makina dhe i kishin marrë me dhunë paratë shtetasit M. Gj., duke i shkaktuar dëmtime në trup, dhe më pas ishin larguar me shpejtësi me automjet.
Menjëherë pas denoncimit, policia ka mundur të identifikojë dy autorët si dhe lokalizimin e me të cilin u larguan.
Pas disa orësh ndjekjeje, policia arrestoi autorët në aksin rrugor Peshkopi-Bulqizë, të cilët po lëviznin me një mjet tip “Fiat”. Gjatë kontrollit në mjet, u gjet edhe shuma prej 364.000 lekë të rinj që i morën me dhunë 62-vjeçarit.