Kreu i PD-së Lulzim Basha ka lexuar mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit Opinion letrën e një mjeku të Sanatoriumit, që nuk pranoi ta identifikonte, i cili i kishte shprehur të gjitha mungesat me të cilat stafet mjekësore janë duke u përballur.

Sipas letrës së mjekut që bëri publike Basha, në Sanatorium, dhe në Infektiv mungojnë aparatet e ventilimit, ndërkohë që secilit prej mjekëve, i duhet të kujdeset për një numër shumë të madh të pacientëve të prekur me Covid, çka rrjedhimisht ul edhe nivelin e shërbimit që ata marrin.

“E di ti ça ndodh po ti them emrin…por është një nga ata që ne e marrim ditë edhe natë, për ta pyetur për gjendjen e të afërmve tanë. Ja çfarë më shkruan  sot, jemi pa staf, pa aparatura, mungesë ulëritëse për aparatet e ventilimit. Sanatoriumi plotëson nevojat vetëm për 30% të shtretërve, ndërsa në Infektiv nuk ka fare, ka vetëm në dhomat e përshtatura si reanimacion. Mungesë e personelit mjekësor, ku një mjek dduhet të kujdeset për 12 pacientë, ndërkohë që norma jashtë Covidit është që një mjek të kujdeset për deri në 6 pacientë.

Covidi është një sëmundje e rëndë dhe norma duhet të ishte një mjek për 3-4 pacientë, ndërsa për infermierët është 1 për 12-15 pacientë. E gjithë kjo bën uljen e cilësisë së punës, ndërkohë po shtojmë shtretër në mënyrë të sforcuar, dhe kjo bie ndesh me cilësinë që ne ofrojmë.

Lidhur me vdêkshmërinë, raportojnë vetëm ato që kanë dalë me tampon pozitiv, ata që dalin pozitiv me skaner, nuk raportohen, dhe as ata persona që humbin jetën në spital pas qendrimit të gjatë, pasi janë negativizuar nuk raportohen. Këto janë të vërtetat e sistemit shëndetësor”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së, por edhe analistët në studio lanë të kuptohej që bëhej fjalë për mjekun e Sanatoriumit Arjan Mezini, i cili kohët e fundit ka pasur një përballje në distancë edhe me kryeministrin Edi Rama.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re