Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka drejtuar një thirrje për gjithë Diasporën nga dita e dytë e Samitit që po mbahet në Tiranë (e enjte, 23 Nëntor).

Arifi thotë se i njeh problemet e tyre në një vend të huaj dhe sfidat me të cilat përballen.

Ai ndalet edhe tek politika e vendeve në trevat shqiptare, ndërsa thotë se e di dhe zhgënjimin që shqiptarët që jetojnë jashtë përjetojnë kur shohin politikanët e tyre të marrin vendime të gabuara.

Megjithatë, ai u kërkoi që të mos dëshpërohen.

Shqiprim Arifi: E di çfarë halli keni, por edhe çfarë dashurie keni, dhe çfarë nostalgjie keni për vendet tuaja. E di se i kam përjetuar për rreth 40 vite.

Jeni një shembull i vërtetë i një diaspore, sepse jeni ata të cilët edhe me mos prezencë kontribuoni në vazhdimësi në vendin tonë.

E di edhe zhgënjimin që kaloni kur shihni proceset politike në Preshevë, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi apo Shqipëri, politikanët sulmues, kur i shihni vendimet e tyre të gabuar dhe të çuditshme ndonjëherë.

Në emër të kolegëve të mi, ju them se jo çdo qeverisje është perfekte, nuk mund të jemi perfekt, në kushte të tilla duhet të përmirësojmë pikë së pari veten.

Në këtë formë duhet t’ju them juve që mos u dëshpëroni sepse nuk keni nevojë, ndonjëherë duket shumë keq, por po zhvillohet mirësia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re