Zelensky i prezantoi BE-së dhe NATO-s një “plan fitoreje” që do ta vendoste vendin e tij në një pozicion të fortë kundër Rusisë
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka refuzuar sot kërkesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili kërkon që vendi i tij të ftohet në NATO, si pjesë e “planit të fitores” që ai ka hartuar kundër Rusisë.
“Është e rëndësishme të kuptohet se një vend që ndodhet në luftë në asnjë rrethanë nuk mund të bëhet anëtar i NATO-s. E gjithë bota e di, nuk ka asnjë debat për këtë.
Dhe ftesa zakonisht lidhet shumë shpejt me anëtarësimin në NATO. Ne përvijuam një perspektivë të pranimit të Ukrainës në samitet e NATO-s në Vilnius vitin e kaluar dhe në Uashington këtë verë.
Por besoj se përtej kësaj, aktualisht nuk ka nevojë të merret një vendim i ri”, tha kancelari gjerman, në një intervistë me transmetuesin publik ZDF.
