Skip to content

“E di që nuk rrini dot pa marrë një kartolinë nga Kryeministri”- Replika dhe ironi tek “TIMS”! Gugu: Mos ktheni Komisionin në një reality show

toni gogu komision

Komisioni Hetimor për “TIMS” është shoqëruar me ironi dhe replika mes kryetarit Ervin Salianji dhe nënkryetarit Toni Gogu.

Teksa Ervin Salianji u shpreh në nisje të mbledhjes se Kryeministria nuk kishte kthyer përgjigje për kërkesën për informacion, Toni Gogu iu drejtua duke thënë se “rrini i qetë, do ju vijë shumë shpejt”

“E di që nuk rrini dot pa marrë një kartolinë nga Kryeministri, e doni atë, nuk rrini dot, do ju vijë shumë shpejt”, u shpreh ai, duke kërkuar që Komisioni të mos kthehet në një realityshow.

Toni Gogu: Rrini të qetë sepse Kryeministri do ju përgjigjet, e di që nuk rrini dot pa marrë një kartolinë nga Kryeministri, e doni atë, nuk rrini dot, do ju vijë shumë shpejt. Por nuk është kjo çështja e komisionit tonë, çështja është a janë ekspertët gati që ti propozojnë këtij komisioni planin e hetimit. Ju thatë që ata nuk janë gati dhe kjo për dy arsye, e para sepse nuk kanë grumbulluar të gjithë informacionin, ju thatë që ka akoma informacion rrugës, e dyta nuk mund të shqyrtojnë sot atë informacion që  është sekret hetimor sepse janë të papajisur me certifikatën e sigurisë që do të thotë që duhet të pajisen, pasi të shqyrtojnë informacionin janë të gatshëm. Nëse na mblidhni këtu që të bëjmë batutën dhe lajmin e ditës sepse na duhen kuotat, nuk është kjo puna e Komisionit. Mos e xhuxhmaxhizoni Komisionin në një reality show. Flasim pak, lexojmë shumë. Ne hetojmë dhe nuk mund të vazhdojë mbledhja në këtë mënyrë.

Kryesia e Komisionit të mblidhen për të shqyrtuar ecurinë e mbledhjes., nëse vazhdojmë me batuat poshtë e lart marrim kohë dhe hetimi do të ngecë sepse ekspertët ende s’kanë marrë informacionin dhe s’janë të pajisur me certifikatë.

Ervin Salianji: Ne do të avancojmë këtu, jeni 3 kolegë të PS që keni thënë 3 gjëra të ndryshme. Nuk më shqetësoheni, ju keni shkuar në etapë tjetër, nuk kemi shkuar tek ajo pikë.

Po shqyrtojmë përgjigjet që kam ardhur. 3 institucionet që duhet t’i përgjigjeshin kërkesave për informacion nuk i kanë sjellë.

 

“”